“Shqipëria kërkon revolucion!”, mbyllet protesta e 58 para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 58-të kundër kryeministrit Edi Rama, e cila u zhvillua në Tiranë me marshim dhe tubim përpara godinës së Kryeministrisë.

Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit kanë vijuar me thirrje kundër qeverisë, ndërsa një nga sloganet më të dëgjuara ishte: “Shqipëria kërkon revolucion!”

PROTESTA

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, protesta u zhvendos përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët mbajtën fjalime dhe shprehën kundërshtimin ndaj qeverisë. Gjatë tubimit u hodhën kritika edhe ndaj platformës “Besa”, të prezantuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama, të cilën protestuesit e cilësuan si të pamjaftueshme për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet “Rama ik!”, “Dorëheqje!”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”. Marshimi u zhvillua pa incidente.

Organizatorët deklaruan se protesta tashmë ka një objektiv të vetëm, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira, ndërsa theksuan se mobilizimi do të vazhdojë çdo ditë deri në realizimin e këtij qëllimi.

The post “Shqipëria kërkon revolucion!”, mbyllet protesta e 58 para Kryeministrisë: Nesër më shumë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme