Marshimi “Solidaritet me Ukrainën” në Tiranë, Ambasada Amerikane: Më të bashkuar se kurrë përballë agresionit rus

Ditën e sotme, ashtu siç u paralajmërua , komuniteti ukrainas thirri një manifestim te madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë e cila po përballet me agresionin rus.


Manifesti, i cili u thirr përmes rrjeteve sociale, nisi në orën 12:00 në kryeqytet, ndërsa tubimit i janë bashkuar shumë figura publike.

Një reagim sa i përket këtij marshimi solidarizues ka patur nga Ambasada Amerikane ku përtej raportimit është shprehur se të gjithë bashkë janë më të bashkuar se kurrë përballë agresionit rus.

“Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me Ambasadorin ukrainas Volodymyr Shkurov dhe ambasadorë të tjerë, morën sot pjesë në marshimin “Solidaritet me Ukrainën” në Tiranë, për të treguar mbështetjen për Ukrainën. Ambasadorja Kim theksoi se Shtetet e Bashkuara, Europa, NATO dhe pjesa tjetër e botës janë më të bashkuara se kurrë përballë agresionit të Rusisë. Ajo shtoi se populli i Ukrainës i ka shfaqur botës forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm. Ajo gjithashtu falënderoi popullin shqiptar që vazhdon të strehojë njerëzit në nevojë, përfshirë dhe ukrainasit, si dhe vlerësoi udhëheqjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dënimin e Rusisë dhe mbështetjen ndaj Ukrainës.”-thuhet në postimin në Facebook të Ambasadës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme