Idriz Zeqiraj, publicisti nga Gjermania duke folur për angazhimet e deritanishme të Donikë Gërvallës, ka folur edhe për martesën e saj me ish deputetin e Angela Merkel.
Zeqiraj thotë se është shumë domëthënëse kjo martesë e tyre, pasi deputeti Stefan Schwarz është angazhuar shumë për Kosovën dhe shqiptarët, madje e konsideron si atdhe të dytë.
Sipas tij, deputeti Schwarz mburret me nusën Donika dhe me miqësinë e tij me Kosovën.
“Shumë domëthënëse edhe martesa e Donikë Gërvallës, me ish-deputetin e CDU të Merkelit dhe drejtori politik për Ballkanin, Stefan Schwarz. Angazhimi i tij për Kosovën dhe shqiptarët, ka qenë dhe mbetet proverbial. Ai Kosovën e konsideron si atdhe të dytë dhe mburret me nusen Donikë dhe miqësinë me shqiptarët, në përgjithësi, dhe me ata të Kosovës, në veçanti”, thotë Zeqiraj.