Martini nga Maqedonia akoma i zhdukur në ujrat e detit grek

Një turist në plazhin e Katerinit në Greqi ka gjetur një palë pantallona të shkurtra plazhi të ngatërruara me alga deti, i ka fotografuar por nuk i ka marrë nga bregu i detit.

Ai foton e ka treguar tek njesiti i Shpëtimin në ujë të cilët për 13 ditë më radhë po kërkojnë shtatasin e Maqedonisë së Veriut, Martinin, cili u tërhoq nga rryma detare në bregdetin grek.

Shpresat për gjetjen e gjurmëve të reja të djalit nga Shkupi u rikthyen përsëri, pasi familjarët kanë pohuar se pantallonat e plazhit ishin të njejta me ato që Martini mban në foton e tij të fundit, të realizuar në ditën e zhdukjes së tij në ujërat e detit Egje.

Kërkimi për 31-vjeçarin Martin Jovanovski në Halkidiki është ende në vazhdim, ndërsa dy miqtë e tij Vasil dhe Ivan u shpëtuan.

“Një qytetar, kur ka parë pantallonat e shkurtra të ngatërruara në alga deti në plazhin e Katerinës, i ka bërë vetëm një foto, por nuk i ka mbajtur për t’i kontrolluar, ndaj shpëtimtarët nga OFKATH kaluan ditën e djeshme duke kërkuar në atë zonë por nuk gjetëm diçka më shumë, madje valët e detit kishin marrë edhe pantallonat që ishin nxjerrë në breg”, tha Christor Ramos, kreu i shërbimit të shpëtimit OFKATH.

Në mënyrë të veçantë, kërkimi i shpëtimtarëve me gomone u orientua drejt Korinos, Pydna, Alykes Kitrou deri në grykën e Axios buzë detit, por nuk u gjet asnjë shenjë e Martinit.

Për kërkimin e deritanishëm të Martinin, janë angazhuar shërbimet bregdetare greke me shpëtimtarë, anije dhe dronë, në Halkidiki janë mobilizuar edhe shtetas maqedonas të cilët vullnetarisht i janë bashkuar kërkimit.

Deri më tani, të gjitha kërkimet janë të pasuksesshme, por aktive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme