Masakër në Pakistan, vriten 58 studentë në një shkollë ushtarake

58 kadetë dhe një roje sigurie kanë mbetur të vrarë pas sulmit ndaj një akademie policie në Quetta të Pakistanit e 118 janë të plagosur.

Tre militantë me breza eksplozivi në trup hynë në shkollë mbrëmjen e së hënës ku morën me dhjetëra pengje.

Operacioni i forcave të rendit zgjati me orë të tëra, e në fund njëri nga agresoret u vra ndërsa dy të tjerët hodhën veten në erë.

Asnjë grup nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë e ngjarjes, por Quetta është bërë vitet e fundit skenë e një sërë sulmesh të ngjashme, disa vepra të separatistëve, të tjera të kryera nga militantët islamikë.

CNN thotë se pas ngjarjes në Kolegjin e Policisë së Balukistanit qëndron një grup i lidhur me Al Kaeden, i cili ka shënjestruar në mënyrë të përsëritur minoritetin mysliman shiit të vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme