Masakër në Shkodër: 2 të vrarë, 4 plagosen

Dy persona janë vrarë në Shkodër mbrëmjen e djeshme  pas një konflikti që ka ndodhur në një lokal.

Sipas policisë Miklovan Parubi, 33 vjec ka vrarë me armë zjarri shtetasin Arjet Saiti 42 vjec dhe Gacalin Kopshtin 30 vjec.

Gjithashtu janë 4 të plagosur. Dyshohet se krimi ndodhi pas nëj konflikti gjatë një loje pokeri

Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones në bashkëpunim me F.N.Sh-në me qëllim kapjen e tij dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër së bashku me forcat FNSH janë në ndjekje të autorit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme