Aksident me fatalitet në Zveçan

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti të pësuar në Zveçan.

“Raportohet se një serb, përderisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rrugës duke rënë në një hendek”, raporton policia.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pasi është dërguar në spitalin e Mitrovicës ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u lirohet familjarëve”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme