Masakra e Dajçit: Vaji i nënës kur mëson se ia vranë djalin (Video)

Nëna e njërit prej viktimave të masakrës së Dajçit, Gacalin Kopshtit, ishte ndër të parat që arriti tek lokali ku ndodhi ngjarja.

Ajo, si duket edhe në këtë video, publikuar nga Rozafa TV, ia nis kujës dhe vajit duke shkuar drejt vendit të ngjarjes, e mbajtur për krahu nga një e afërme.

Shtëpitë e viktimave kanë qenë afër me lokalin ku ndodhi masakra e mbrëmshme dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në minutat e para, kur viktimat nuk ishin pa u transportuar në morg.

Nga dëshmitë e para mësohet se Gacalin Kopshti është vrarë aksidentalisht, pasi nuk ishte në tavolinë me autorin dhe personat e tjerë.