Masakra në lokalin me muzikë live, kjo ishte këngëtarja që i kishte mbledhur

Vrasja në Vlorë dhe plagosja e tre personave të tjerë në lokalin e njohur për muzikë live mbrëmjen e djeshme ndodhi natën kur këngëtarja e ftuar ishte Blerina Balili dhe Kleando Harunaj.

Kjo duket në posterat e publikuar para mbrëmjes në fjalë.

Për ngjarjen, policia e Vlorës njoftoi:

Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur  3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:

1. F.H., 28 vjeç.

2. A.L., 26 vjeçe.

3. A.Ll., 32 vjeç.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme