Masakra në Shkodër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur/ Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se i përket autorëve! Ja çfarë u gjet brenda

Policia e Shkodrës ka gjetur një makinë të djegur në Grudë, e cila dyshohet se i përket autorëve të atentatit ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit. Gjithashtu nga ky atentat u plagos Arlind Bushati dhe bashkëshorti i kalimtares.


Makina u gjet e djegur 10 minuta pas ngjarjes, ndërsa brenda saj policia zbuloi armë zjarri.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në Dobraç të Shkodrës, ku Hamza Lici dhe Arlind Bushati po ktheheshin nga Mali i Zi, ndërkohë që në Dobraç u sulmua nga persona ende të paidentifikuar.

Policia sqaron se Hamza Lici dhe Arlind Bushati kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Benz, kur janë sulmuar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të pa identifikuar. Për pasojë Lici ndërroi jetë, ndërsa Bushati u plagos në gjendje të rëndë.

Hamza Lici dhe Arlind Bushati ishin duke u kthyer nga Mali i Zi kur makines se tyre iu be pritë.

Si pasojë e të shtënave, makina e tyre ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një motor, ku po udhëtonin bashkëshortët Bashkim dhe Flutura Basha. Për pasojë kjo e fundit ndërroi jetë, ndërsa burri i saj u plagos.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Njoftimi i policise

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz,  në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

Si pasojë e të shtënave ka  humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë  shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B,  ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një  grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e  Krimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në  ambiente të ndryshme, si dhe

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme