Babai i autorit të masakrës së Teksasit, Salvador Ramos u kërkoi falje familjeve të viktimave, duke theksuar se në vend që të vriste 21 persona, ai duhet të kishte vrarë atë. Në një intervistë për Daily Beast, babai shprehu ngushëllimet për veprimet e 18-vjeçarit dhe kërkoi falje për krimet e të birit.
Ai pohoi gjithashtu se në vend që të vriste gjakftohtësisht nxënësit dhe dy mësuesit, ai thjesht mund të kishte vrarë veten.
“Nuk e prisja kurrë që djali im ta bënte këtë”, tha babai. “Ai duhet të më kishte vrarë mua, në vend që ta bënte këtë, unë thjesht dua që njerëzit të dinë se më vjen keq për atë që bëri djali im.”
Ai gjithashtu pranoi se gjatë muajve të fundit nuk kishte komunikuar shumë me djalin e tij pasi ai punonte jashtë Uwalde.
Prindërit e Ramos ishin divorcuar dhe nëna e tij jetonte me Manuel Alvarez vitin e fundit. Babai i tij pohoi gjithashtu në një intervistë se për shkak të pandemisë Covid, të dy ishin larguar dhe marrëdhënia e tyre nuk ishte e mirë.
Hera e fundit që ai kontaktoi me të birin ishte një muaj më parë.
“Djali im ishte një njeri i mirë”, tha ai. “Ishte një person i qetë, i izoluar. Nuk shqetësonte askënd. “Njerëzit e shqetësonin gjithmonë”, shtoi ai, duke vënë në dukje se Ramos e la shkollën e mesme sepse ishte bullizuar nga shokët.
18-vjeçari nuk kishte marrëdhënie të mira edhe me nënën e tij, Adriana Reyes, e cila dyshohet se përdor drogë dhe sipas informacioneve, ai e kishte përzënë nga shtëpia.
Megjithatë, ajo mohoi se marrëdhënia e tyre nuk ishte e mirë pavarësisht se gjyshi i Salvador Ramos tha për ABC News se adoleshenti jetonte me të dhe gruan e tij, sepse ai kishte konflikte me nënën e tij.