Mashtroi administratorin e një biznesi duke i marrë një shumë parash, në pranga 32 vjeçari

Një 32 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Elbasanit pasi i mori një shumë parash, përmes mashtrimit, administratorit të një biznesi në Qukës të Librazhdit.


Bëhet fjalë për Kristjano Perndoj, 32 vjeç, me vendbanim në Lezhë.

Sipas autoritetëve, dyshohet se ditën e enjte, 2 maj 2024, përmes mashtrimit, ka përfituar një shumë parash nga biznesmeni F.Rr, 56 vjeç.

Përgjatë kontrollit në banesën e Kristjano Perndoj, uniformat blu kanë gjetur një mjet prerës (thikë), e cila do dërgohet për ekzaminime.

Mjeti prerës është sekuestruar nën cilësinë e provës e po vazhdon hetimi për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme. 32 vjeçari rrezikon të akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, neni 143 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i dënueshëm me gjobë ose heqje lirie deri në 5 vite.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

DVP Elbasan

I mori një shumë parash, me anë të mashtrimit, administratorit të një biznesi, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale që u kryen menjëherë pas kallëzimit të administratorit të një biznesi në fshatin Qukës, Librazhd, se ishte mashtruar nga një shtetas, për dhënien e një shume parash, kanë organizuar punën, dhe si rezultat kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të rastit, shtetasin K. P., 32 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, dyshohet se më datë 02.05.2024, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, shtetasit F. Rr., 56 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, të kryer në bashkëpunim me stukturat e Policisë Lezhë, janë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë), të cilat do të dërgohen për ekzaminime.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikim e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme