Tempulli 3/ Arrestohet në flagrancë 41 vjeçari, shiste kokaine në lagje të ndryshme të Vlorës

 Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të qytetit.

Pas kryerjes së kontrolleve në automjetin që ai drejtonte, policia i ka gjetur e sekuestruar 90 doza të lëndës narkotike kokainë dhe 2 celularë.


“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen në doza, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. H., 41 vjeç, banues në Vlorë.“- njoftojnë blutë

Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”.

Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të Vlorës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohen 90 doza të lëndës narkotike kokainë, si dhe 2 celularë dhe 1 automjet të të arrestuarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen në doza, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. H., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme