Mashtruan qytetarët jashtë vendit – Arrestohet një person në Prishtinë dhe një në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit dhe hyrjes në sistem kompjuterik, ku janë arrestuar dy persona në Prishtinë dhe Suharekë.

Rasti, sipas forcave të rendit, ka ndodhur më 02.05.2026, ndërkohë policia ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj të dyshuarve.

Sipas njoftimit, në lidhje me rastin janë sekuestruar 10 vetura, 15 kompjuterë, 4 telefona, 2 lap-topë, 4 USB dhe mbi 48 mijë euro.

“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k për arsye se të njëjtit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo persona të tjerë, duke përdorur platforma online kanë arritur të mashtrojnë qytetarë në shtete të ndryshme përmes thirrjeve telefonike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 10 vetura, 15 kompjuterë, 4 telefona celularë, 2 llaptopë, 4 USB, 48 700 € para të gatshme si dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në fund të njoftimit.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme