Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet për sot, datë 03.05.2026.
Sipas njoftimit të MINTI, një litër naftë nuk mund të kushtojë më shumë se 1.69 euro, ndërsa një litër benzinë 1.49 euro.
Gazi, sipas njoftimit, nuk mund të ketë çmim më të lartë se 0.84 euro.
Këto çmime do të vlejnë gjatë ditës së diel dhe të hënën më 04.05.2026.



