Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një automjet që po transportonte paratë që ishin pronë e një kompanie – raporton Periskopi.
Sipas Raportit të Policisë, ky rast ka ndodhur në fshatin Preoc të Graçanicës.
Nuk raportohet për të lënduar e as për shumën e parave që janë grabitur.
“Raportohet se katër të dyshuar të panjohur, të maskuar dhe të armatosur, kanë grabitur automjetin që transportonte paratë pronë një kompanie. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar dhe as për shumën e parave të grabitura”, thuhet në njoftim të Policisë.



