Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit sot rreth orës 11:13 kanë pranuar informatën se në rrugën ,,Reshat Ymeri” në një kembimore ka ndodhur një gjuajtje me armë.
Për këtë rast, patrullat policore menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se nga armët e zjarrit ishte plagosur viktima shqiptar shtetas i Kosovës punëtor në këmbimore, transmeton Indeksonline.
“Katër persona tani për tani të pa njohur me maska, me armë automatike AK-47, kanë hyrë në paradhomë të këmbimores ku kanë hapur zjarr dhe e kanë qëlluar njërin nga punëtorët që ishte aty. Po ashtu në lokal janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga gjuajtjet me armë ku vëreheshin disa xhama të thyer. Para lokalit ishte një veturë Golf 2 me tabela 01 me xhamin e thyer, besohet të jetë e personave të dyshimtë që e kanë lënë automjetin aty dhe kanë ikur në këmbë nëpër një rrugicë përball lokalit në drejtim të pa njohur. Të dyshuarit nuk arrijnë te grabisin asgjë”, thuhet në njoftim të PK-së.
Viktimës fillimisht i është ofruar ndihma e parë në Qendrën Spitalore në Gjilan dhe menjëherë është përcjellë për në QKUK-Prishtinë, gjendja shëndetësore e viktimës sipas raportit të mjekut fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë relevante dhe janë duke u marr me procedimin e vendit të ngjarjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarve të involvuar në veprën penale “Grabitje”.