Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, për Gazetën Blic ka komentuar fjalimin e zëvendës presidentit amerikan, Joe Biden.
Matoshi tha se Biden ia ka adresuar Qeverisë së vendit kritikën më të rënd që i ka bërë dikush ndonjëherë duke ju thënë se mund të ecni përpara vetëm nëse e luftoni krimin dhe korrupsioni, transmeton Gazeta Blic.
“Nënkryetari Joe Biden ia ka adresuar Qeverisë së vendit, kastës aktuale politike kritikën ma të rënd që dikush ia ka bë ndonjëherë: “Mund te ecni përpara vetëm nëse e luftoni pandëshkueshmërinë, krimin dhe korrupsionin. Nuk ka rrugë tjetër për Kosovën.” Dihet kush e ka instaluar në Kosovë kulturën e mosndëshkimit dhe dihet kush vazhdon të jetë i pandëshkueshëm. No Comment” tha Matoshi.