Mbahet mbledhja e Qeverisë, merren këto vendime!

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së martës miratoi projektligjin për shoqërinë tregtare, i cili është i paraparë me planin kombëtar për MSA dhe do të ketë ndikim pozitiv në bërjen e biznesit.

Ministrja e Tregtisë, Hikmete Bajrami tha se ky projektligj do të ketë ndikim në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe është i paraparë në planin kombëtar për MSA- në.

Qeveria po ashtu ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes për financimin shtesë për projektin për bujqësi dhe zhvillim rural në mes të Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtar për zhvillim në vlerë prej 20 milionë euro.

Po ashtu, Qeveria miratoi propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 100 mijë eurove për funksionalizimin e Programit për kompensimin e viktimave të krimit.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxhaj tha se duhet bërë ndarja e mjeteve financiare për kompensim të viktimave të krimit të kategorive të veprave penale të caktuara si vrasje dhe disa vepra tjera. Ndërkaq ministri i Financave, Avdullah Hoti njoftoi kabinetin qeveritar mbi performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën janar -shkurt 2017.

Me këtë rast u bë e ditur se të hyrat janar shkurt kanë shënuar rritje modeste prej 1.3 për qind krahasuar me vitin paraprak, ndërsa të hyrat vetanake në nivelin lokal janë rritur prej 6.2 për qind. Sa i përket shpenzimeve janë pothuajse të njëjta me ato të vitit të kaluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme