Mbahet mesha e Ditës së Krishtlindjes në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë

Me fillim nga ora 11:00, në katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë është kremtuar Dita e Krishlindjeve.

Mesha e Ditës së Krishtlindjes është kremtuar nga Don Fatmir Koliqi.

Ky famullitar ka falënderuar Zotin para besimtarëve të krishterë, duke thënë se këtë të diel është një festë e gëzueshme.

 “Është një moment që duhet të falënderojmë Zotin që është bërë pjesë e jona”, ka thënë Koliqi.

Dita e Krishtlindjeve po kremtohet edhe në katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren, ku famullitar është Imzon Dodë Gjergji.

Festimet për Krishtlindjet në katedralen e Prishtinës kanë filluar mbrëmë me “Koncertin e Krishtlindjes” ku u kënduan këngë dhe u shfaq koreodrama “Nënë Tereza” nga koreografja Suzana Denica, kurse mesha solemne është mbajtur në ora 24:00.

Me disa fotografi të ndara në rrjetet sociale, Osmani njoftoi se mbrëmjen e Krishtlindjes e ka kaluar në fshatin e Pjetërshanit.

“Qytetarëve të këtyre fshatrave bujare ua uruam kremtën e Krishtlindjes e pastaj u mirëpritëm edhe në Famulli. Kremta vazhdoi në familjen Simoni, me gjithë mikpritjen tradicionale shqiptare. Nga aty uruam edhe një herë që paqja, dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca të mbizotërojnë gjithmonë ndër ne”, ka shkruar ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme