Mbappe i vendosur, i refuzon krejt ofertat e propozimet e PSG-së.
Kylian Mbappe nuk e ka ndërmend të vazhdojë të luajë më për Paris Saint-Germainin.
Ylli francez po e refuzon çdo ofertë që po i vjen nga parisienët, shkruan Gazeta Express.
Që nga java e kaluar, nuk ka pasur ndonjë risi për ish-futbollistin e Monacos, i cili mbetet i vendosur në vendimin e tij.
Madje, nënkampioni i botës së fundmi e ka refuzuar edhe propozimin e fundit të PSG-së që ai të nënshkruajë kontratë për një vit, deri më 2025, por në të të vendoset klauzola që ia garanton atij largimin nga “Parku i Princave” në verën e vitit të ardhshëm.
Nga ana tjetër, parisienët po ashtu nuk ndryshojnë pozicion: nëse nuk e vazhdon kontratën lojtari i “rebeluar” do të shitet.
Kampioni francez mbetet i bindur që Mbappe e dëshiron vetëm Real Madridin dhe asnjë opsion tjetër.