Mbërrijnë gjyqtarët e prokurorët serbë për të dhënë betimin para Presidentit Thaçi

Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës, sot do të bëhet nga Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Sipas një deklarate të Presidencës, dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Kosovës i ndërmarrin për të arritur një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.

Ndërsa, siç shihet në disa pamje të KTV-së, një autobus nën përcjellje të Policisë së Kosovës, ka arritur para ndërtesës së Presidencës së Kosovës, e që besohet se në të janë pikërisht gjyqtarët dhe prokurorët serbë.

Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme