Mbërrin në Policinë e Tiranës urdhri për arrestimin e ish-deputetit, pritet ekzekutimi i masës për Alqi Bllakon

Pasi GJKKO vendosi masën arrest me burg për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka mbërritur urdhri për ekzekutimin e kësaj mase. Gazeta Shqiptare mëson se nga momenti në moment pritet që të arrestohet nga policia, Bllako, i cili akuzohet për Shpërdorim detyre dhe korrupsion për çështjen e inceneratorit të Fierit.


Mësohet se banesa e Bllakos ndodhet në zonën e Tiranës së Re. Deri më tani nuk dihet nëse policia ka kontaktuar apo jo me Bllakon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme