Kokainë dhe hashash/ Trafik droge drejt Romës dhe Palermos, prangosen 7 shqiptarë dhe italianë

Shtatë italianë dhe shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve nën akuzat e veprës penale të trafikimt të lëndëve narkotike.


Sipas mediave italiane, ata u arrestuan pas disa muajsh hetim nga prokuroria dhe policia italiane, përmes videove të survejimit dhe përgjimeve ambientale që vepronin kryesisht në provincën e Raguzës.

Shqiptarët dhe italianët trafikonin hashash, marijuanë dhe kokainë. Grupi kriminal furnizohej me drogë nga Roma, Palermo, Katania dhe nga territori shqiptar, shkruajnë mediat përtej Adriatikut.

Pas arrestimit u sekuestrua 2.6 kilogramë kokainë, pastërtia e së cilës rezultoi në masën 80%, 77 kilogram marijuanë dhe 50 kilogramë hashash. Të gjithë të arrestuarit janë lënë në arrest me burg.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme