Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i deputetit Kadeli

Trupi i pajetë i deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, i cili humbi jetën dy ditë më parë në Itali pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante, ka mbërrituer në vendin tonë.

Mëngjesin e sotëm ai ka mbërritr në portin e Durrësit, ku më tej do i bëhen nderimet e fundit para funeralit.

Deputeti i LSI, vuante nga pankreasi akut, ku pavarësisht kurimit të marrë ndërroi jetë në një spital në Itali, ku ndodhej për kurim qysh prej muajit mars.
Kush ishte Gjovalin Kadeli

Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama.

Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike. Si shpërblim Partia Demokratike e përfshiu atë në listat e saj të kandidatëve për deputetë nga ku ai zgjodh deputet i Partisë Demokratike.

Pas marrjes së mandatit të deputetit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkëngjit Grupit Parlamentar të LSI-së.

Kadeli ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme