Mbesa “rrjep” gjyshen, i hyn në shtëpi dhe i merr plot 40 mijë euro

Një shifër jashtëzakonisht e madhe është grabitur një ditë më parë në banesën e një të moshuare në Berat.

Burimet e Policisë bëjnë me dije se autorja është pikërisht mbesa e të moshuarës.

Në njoftimin për shtyp thuhet: “Kamela.Sh, 19 vjeçe, banuese në Berat, dyshohet se në banesën e gjyshes, shtetases N.M 74 vjeçe, banuese në Berat, ka vjedhur 40.000 €”. Ajo është ndaluar nga Policia deri në zbardhjen e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme