Mbeturinat mbulojnë Shkupin, shfaqen edhe minjtë, qytetarët ankohen për mungesën e pastërtisë

Gazetar: Avni Tahiri

Edhe pse së fundmi u promovuan disa automjete të reja të higjienës komunale, me qëllim përmirësimin e higjienës publike në Shkup, minjtë sërish janë shfaqur në vendet publike në kryeqytetit.

Këto pamje të minjve që po qarkullojnë në rrjetet sociale u bënë temë diskutimi mes qytetarëve të cilët rikthyen në vëmendje problemin me mbeturinat dhe higjienën në qytet.

”Nuk është aspak pastër, është e ngjashme si më herët edhe tani, askush nuk pastron. Ata flasin se kanë automjete të reja por për të pastruar nuk pastrojnë”, tha një qytetar.

”A është pastër a jo? Mirë është, deri diku. Diku 50 % është pastër“, tha një qytetar tjetër.

”Neve na i mbushin kontejnerët me kartonë, plastikë etj. dhe më pas detyrohemi të lëmë mbeturinat në tokë dhe më pas paraqitet jo higjienë, dalin minjtë, macet e qentë dhe gjithçka tjetër por edhe vjen era e keqe”, u shpreh një qytetare.
”Nuk është shumë pastër jo, as në Shkup e as në Saraj nuk është në nivel pastërtia”, theksoi qytetari.

Nga Higjiena Komunale thonë se vetëm gjatë javës së kaluar, ekipet e Ndërmarrjes Publike „Higjiena Komunale-Shkup“ kanë larguar 650 metra kub mbetje voluminoze dhe mbetje ndërtimore të hedhura në mënyrë të parregullt nga hapësirat publike dhe sipërfaqet e komunikacionit në të gjitha komunat e Shkupit.

Sipas ndërmarrjes, sasia më e madhe e mbetjeve të hedhura në mënyrë të parregullt është larguar në Komunën e Çairit, ku janë pastruar gjithsej 170 metra kub mbetje nga deponitë ilegale.

“Ndërmarrja Publike „Higjiena Komunale-Shkup“ vazhdimisht realizon aktivitete për mirëmbajtjen e higjienës publike në bulevardet dhe rrugët e Shkupit, përmes larjes me makina dhe autocisterna, e cila zhvillohet gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Çdo ditë, në tri turne, kryhet larja dhe fshirja e shesheve dhe urave për këmbësorë në pjesën qendrore të qytetit, shtigjeve për këmbësorë dhe trotuareve të urave si dhe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit”, thanë nga Higjiena Komunale Shkup.

• “Higjiena Komunale-Shkup“ vazhdimisht kujdeset për pastërtinë
• Rrugët dhe hapësirat publike lahen, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes
• Pastrohen sheshet, urat për këmbësorë, shtigjet, trotuaret dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit

Nga ndërmarrja shtojnë se po ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për mirëmbajtjen e higjienës publike në të gjithë territorin e qytetit./Alsat.mk.

The post Mbeturinat mbulojnë Shkupin, shfaqen edhe minjtë, qytetarët ankohen për mungesën e pastërtisë appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme