Valmir Elezi, zëdhënës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tha për Express se lista përmban 1 milion e 890 mijë e 952 emra të votuesve.
Ndërkohë që partitë politike janë duke vazhduar me fushatën e tyre zgjedhore nëpër Komuna.
Fushata zyrtarisht kishte filluar më 21 shtator dhe zgjatë deri më 20 tetor. Kujtojmë se zgjedhjet lokale mbahen disa muaj pas atyre të jashtëzakonshme, të cilat erdhën si rezultat i rrëzimit të ‘Qeverisë Mustafa’ nga Parlamenti.