Më shumë se 100 njerëz janë vrarë në një seri të ortekëve të shkaktuara nga bora e madhe rreth Afganistanit.
Sipas zyrtarëve, 50 prej viktimave janë nga i njëjti fshat, duke paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.
Ortekët erdhën pas tri ditë reshjesh të mëdha të borës, e cila ka shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe ka bllokuar rrugët kryesisht në provincat qendrore dhe verilindore, gjë që u ka vështirësuar edhe punëtorëve të shpëtimit të arrijnë në fshatrat e goditura.
“Pjesa më e madhe e vdekjeve megjithatë kanë ndodhur në provincën Nuristan, ku të paktën 50 persona u vranë në një fshat të vetëm”, i tha afp-së Mohammad Omar Mohammadi një zëdhënës i ministrisë së fatkeqësive natyrore.