Mbi 150 palestinezë të plagosur në përleshjet me policinë izraelite në Al-Aksa

Më shumë se 150 palestinezë u plagosën në përleshjet me policinë izraelite në lindje të Kudsit, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite hyri në oborrin e xhamisë Al-Aksa në mëngjes dhe përdori plumba gome dhe bomba zhurmuese. Megjithatë, përkundër përleshjeve, dyert e Al-Aksës janë të hapura për besimtarët që vijnë për të falur namazin e dytë të xhumasë në Ramazan.

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e ndërhyrjes së policisë izraelite, e cila ka arrestuar dhjetëra palestinezë. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se të paktën 152 persona u plagosën në incidente. Disa nga të plagosurit janë dërguar në spitalet e rajonit.

Policia izraelite njoftoi se qindra persona u arrestuan me arsyetimin se “kryen incident” në Al-Aksa. Është bërë e ditur se pas tërheqjes së policisë izraelite, dyert e Al-Aksasë janë hapur për besimtarët për faljen e xhumasë.

Përleshja shpërtheu pasi të rinjtë u mblodhën në oborrin e Al-Aksa-s në Kudsin e pushtuar. Policia izraelite përdori plumba gome dhe bomba zhurmuese.

Mansur Abbas, udhëheqësi i Listës së Bashkuar (Ra’am), dënoi hyrjen e policisë në Al-Aksa. Sipas raporteve të mediave lokale, Abbas tha se “ata do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur Al-Aksa-n”.

Ministri izraelit i Sigurisë Publike, Omer Bar-Lev tha se do të bënte më të mirën për të lejuar adhurimin në Al-Aksa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme