Mbi 500 familje kërkojnë t’u zgjidhet çështja e banimit

Sakte.net / e Enjte 22 Shtator 2016 / 09:25

Në Mitrovicë dhe në komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrri, si dhe në Drenas, me ndihmën e donatorëve të ndryshëm, të bashkatdhetarëve dhe të individëve, për të pastrehët janë ndërtuar gjatë këtij viti 18 shtëpi, 7 në Skenderaj, 4 në Vushtrri, 5 në Mitrovicë dhe 2 në Drenas. Në mesin e kërkuesve për strehim ka edhe familje nga veriu.
Kërkesat për zgjidhjen e problemit të banimit janë shtuar dukshëm gjatë këtij viti në Mitrovicë dhe në komunat e rajonit, Skenderaj, Vushtrri e Drenas.

Komunat nuk kanë mundur të bëjnë shumë për zgjidhjen e problemit të strehimit të shumë familjeve, por donatorë të ndryshëm, bashkatdhetarë tanë në botën e jashtme dhe individë kanë ndihmuar që disa familjeve që kanë jetuar në kushte të rënda sociale dhe të banimit t’u ndihmojnë në ndërtimin e shtëpive.

Në Mitrovicë dhe në komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrri, si dhe në Drenas, me ndihmën e donatorëve të ndryshëm, të bashkatdhetarëve dhe të individëve, për të pastrehët janë ndërtuar gjatë këtij viti 18 shtëpi, 7 në Skenderaj, 4 në Vushtrri, 5 në Mitrovicë dhe 2 në Drenas.

Në komunën e Mitrovicës, në vitin 2016, nga donatorë të huaj janë ndërtuar 5 shtëpi (P+0), 2 shtëpi i ka ndërtuar shoqata arabe “Qatar Charity”, ndërsa 2 shtëpi i ka ndërtuar një bashkatdhetar në bashkëfinancim me Komunën e Mitrovicës dhe 1 shtëpi e kanë ndërtuar djemtë e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri./ Zëri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme