Mediat serbe: Provokim i NATO-s, stërvitje në kufi me Serbinë! (Video)

Sakte.net / e Enjte 22 Shtator 2016 / 09:35

Mediat serbe kanë shkruar se NATO ka zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake në Kroaci, pjesë e të cilave kanë qenë një pjesë e ushtrive të ish-Jugosllavisë, përveç asaj serbe!
Siç ka shkruar portali serb alo.rs. përcjell Telegrafi, ushtria kroate dhe sllovene kanë mbajtur një stërvitje ushtarake dy ditore, stërvitje këto të nën kujdesin e aleancës së NATO-s.
“Ushtrimi ka përfshirë rreth 2.000 ushtarë, në mesin e tyre ishin ushtarë nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, me përjashtim të Serbisë. Municionet e përdorura ishin të NATO-s, të përbëra kryesisht nga armët amerikane”, ka shkruar ky portal.
Portali në fjalë ka bërë të ditur se poligoni në Slunj, mbulon një sipërfaqe prej rreth 200 kilometra katrorë, duke e bërë atë të dytin më të madh në Evropë – e stërvitjet u ndoqen nga aeroplanët amerikanë F16. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme