Mbi 6 miliardë denarë subvencione për bujqësinë në Maqedoni

Me miratimin e Programit për përkrahje financiare të bujqësisë për vitin 2018 vazhdon pagesa e subvencioneve për bujqit.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave sot kumtoi se në këtë program janë paraparë mjete në vlerë prej 6.210.500.000 denarë. Pagesa e subvencioneve kryhet në dy vite buxhetore, për vitin 2017 dhe deri më 30 qershor të këtij viti, kur është fundi i afatit ligjor.

“Në programin për përkrahje të drejtpërdrejtë financiare të buqësisë, janë zbatuar masat për përkrahje të të ardhurave të ekonomike bujqësore, gjegjësisht masat për pagesë të drejtpërdrejtë të prodhimtarisë bujqësore dhe bagëtisë, si dhe masat për përkrahje shtesë, siç janë ndihma në sigurim, mbrojtja e tokës bujqësore, ndihmë për dëme të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe kushtet e papërshtatshme kimatike gjatë viteve 2016 dhe 2017, ndihmë financiare për ruajtje të grurit nga prodhues vendor”, thuhet në kumtesë./Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme