Mbijetesa e Qeverisë sot në test

Jetëgjatësia e koalicionit qeverisës do të vihet sot në test, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, të propozuar nga grupet parlamentare – Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan sot Koha Ditore.

Për t’u konsideruar Qeveria e rrëzuar nevojiten mbi 61 vota të deputetëve. Një ditë para mocionit, kryeministri Isa Mustafa ka shtuar përpjekjet e fundit për ta mbajtur në jetë koalicionin qeverisës. Këtë synon ta bëjë duke përmbysur situatën me numra sa i përket marrëveshjes së demarkacioni, të cilën ka vendosur ta procedojë në Kuvend pas mocionit. Edhe pas takimit me deputetët e partisë së tij të mërkurën, në prezencë të ambasadorit amerikan dhe shefes së BE-së, LDK-ja përveç “unitetit” të proklamuar nuk ka treguar nëse janë siguruar votat pro demarkacionit. Diplomati amerikan ka takuar edhe kundërshtarët e demarkacionit brenda PDK-së. Megjithatë subjekti që drejtohet nga Kadri Veseli nuk ka dalë me qëndrim zyrtar sa u përket demarkacionit dhe mocionit të opozitës. LDK-ja që për dy vjet nuk arriti ta bindë një grup deputetësh për ta votuar demarkacionin, tani zyrtarë të saj kanë folur për përmbysje të situatës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme