Mbledhje urgjente e Kryesisë së Kuvendit!

Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet sot në një mbledhje urgjente, duke nga ora 17:00. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, në këtë mbledhje pritet që të marrin pjesë edhe dy përfaqësues nga deputetët nënshkrues të kërkesës për tryezën e nesërme për demarkacionin me Malin e Zi.

“Është thirrur mbledhje urgjente për në ora 17:00. Në mbledhje marrin pjesë edhe përfaqësues nga grupi i deputetëve që kërkuan tryezën për demarkacionin”, ka theksuar ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, në mbledhje do të diskutohet për tryezën e nesërme, si dhe për çështjen se kush do ta moderoj këtë tryezë.

Disa deputetë nga PDK e LDK kanë kërkuar që dikush nga deputetët, ose kryetari i Kuvendit, Kadri Veselit të jetë ai i cili do ta drejtoj këtë tryezë.

Nesër pritet që pos ekspertëve, nga një fjalë rasti ta mbajë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, si dhe kryetari i Kuvendit.

Në anën tjetër, analistët politik nuk presin shumë nga kjo tryezë. Madje, sipas tyre, kjo do të bëhet sa për sy e faqe./ Gazeta Blic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme