Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës pretendon se qysh në javën e parë të konstituivit të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës janë bërë shkeljet e praktikave demokratike.
Zyrtarët e LDK-së thonë se shkelje ka pasur si në Kuvend ashtu edhe të ekzekutivi i drejtuar nga Ramush Haradinaj, transmeton Indeksonline.
E për këto shkelje, sot ky Grup Parlamentar ka thirrur konferencë për medie për t’i raportuar shkeljet e praktikave demokratike nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë në javën e parë të funksionimit.
Konferenca do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.