Mbrëmja e maturës kthehet në tragjedi, maturantet vajza përfundojnë në spital, kjo është gjendja e atyre vajzave.
Disa maturante kanë mbetur të plagosura në Tiranë, si pasojë e një incidenti që është regjistruar në momenitn e një eventi në shkollë.
Ekrani Led-Wall i vendosur pas nxënësve ekselente është shkëputur dhe ka rënë mbi vajzat. Përplasaj ka qenë e rëndë, e për pasojë maturantet kanë pësuar dëme në kokë dhe trup.
Maturantet janeë dërguar në spitalin e Traumës, teksa raportohet se kanë thyerje të gjymtyrëve dhe lëndime të tjera në trup.
Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka një raportim nga policia. Ngjarja ka ndodhur në shkollën private “Sarina 2002” që ndodhet në Tiranë.