Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 60-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas tubimit para Kryeministrisë dhe marshimit në rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit njoftuan mbylljen e protestës, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit, ndryshim të sistemit politik dhe vijimin e mobilizimit qytetar.
Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit dhanë mesazhin se do të rikthehen sërish në shesh, duke brohoritur: “Nesër edhe më shumë!”
The post Mbyllet dita e 60-të e rezistencës kundër qeverisë, protestuesit: Nesër edhe më shumë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



