“Poshtë patronazhistët!”- Dy muaj protestë kundër qeverisë, mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

Mijëra qytetarë kanë marshuar mbrëmjen e sotme në rrugët e Tiranës, në protestën e 60-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke përsëritur thirrjet për ndryshim politik dhe dorëheqjen e qeverisë.

Protestuesit janë nisur nga Kryeministria dhe kanë vijuar marshimin në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë.

Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje si “Poshtë patronazhistët!”, “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Shqipëria e rinisë, jo e partisë!”, ndërsa protesta nesër futet në muajin e tretë.

Pas dy muajsh protestash të përditshme, qytetarët dhe organizatorët kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila sipas tyre do të hapte rrugën për zgjedhje të reja.

The post “Poshtë patronazhistët!”- Dy muaj protestë kundër qeverisë, mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë: Shqipëria e rinisë, jo e partisë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme