Mbyllet edicioni i 26-të i Festivalit folklorik mbarëkombëtar “Oda Dibrane”

Festivali folklorik mbarëkombëtar “Oda Dibrane” mbylli mbrëmë siparin e edicionit të 26-të, kthyer në një traditë shumë të rëndësishme për kulturën dhe trashëgiminë folklorike.

Pavarësisht kushteve të vështira të pandemisë, ky festival në ndryshim nga vitet e tjera ka pasur grupe më të reduktuara dhe gjithë edicioni është zhvilluar vetëm në Peshkopi dhe jo si çdo vit tjetër ku zhvillohej paralelisht edhe në Dibër të Madhe të Maqedonisë së Veriut.

Pjesëmarrja e 150 artistëve nga 7 grupe nga të gjitha trevat e ka përmbushur edhe këtë vit qëllimin, pavarësisht se më parë numri i pjesëmarrësve ka qenë shumë herë më i lartë.

Organizatorët shprehen se ky festival është zhvilluar brenda rregullave që na dikton realiteti dhe se është shumë i rëndësishëm që ky festival të zhvillohet pasi është i dyti për nga rëndësia në vend, pas atij të Gjirokastrës.

Në këtë festival mblidhen dhe më pas promovohen këngë dhe valle humoristike, alegoria dhe shumë elemente të tjera të rëndësishme të folklorit të popullit tonë. Në këtë festival ndahen edhe çmime ku këtë vit grupi i Librazhdit ka marrë çmimin më të rëndësishëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme