Numri i përgjithshëm i votuesve që do të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale më 17 tetor 2021 është 1.824 864. Anëtarët e KSHZ-së mbrëmë në mbledhjen e 27-të njëzëri e kanë miratuar vendimin për mbylljen e Listës zgjedhore konform nenit 52 të Kodit zgjedhor dhe ndryshimet/përditësimi që dolën nga mbikëqyrja publike e të dhënave në listë.
Fushata zgjedhore fillon të hënën, gjegjësisht 20 ditë para mbajtjes së ditës së zgjedhjeve, kurse rrethi i dytë i zgjedhjeve pritet të mbahet më 31 tetor.
Në këto zgjedhje do të përdoren edhe pajisjet që detektojnë gjurmët e gishtave për të shm