Serbët e Kosovës të frikësuar, thonë se po detyrohen të qëndrojnë në barrikadat në Jarinjë dhe Bërnjak

Disa punonjës të institucioneve serbe që veprojnë në Kosovë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (në gjuhën serbe) se ata janë “të detyruar” të marrin pjesë në bllokimin e vendkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Ata deklarojnë se autoritetet lokale po u kërkojnë ta bëjnë këtë, por ata këmbëngulën që identiteti i tyre të mos zbulohet.

Gjithashtu, derisa protestat vazhdojnë në këto pika kufitare, shumica e objekteve të hotelerisë në katër komuna në veri të Kosovës po mbyllen.

Siç iu konfirmua REL-it, qëllimi i kësaj mase është që sa më shumë njerëz të shkojnë në barrikada në Leposaviq, ku ndodhet pikë-kalimi Jarinjë, ose në Zubin Potok, në territorin e të cilit ndodhet kalimi kufitar Bërnjak.

Megjithatë, as pronarët e restoranteve në veri të Kosovës nuk kanë dashur të zbulojnë identitetin e tyre, transmeton Telegrafi.

Udhëkryqi Jarinjë dhe Bërnjak, por edhe rrugët që të çojnë në to janë bllokuar për katër gjashtë nga serbët vendas, për shkak të vendimit të autoriteteve të Kosovës për reciprocitet të targave me Serbinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme