Mbyllet tubimi i 102, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë

Pasi u ndalën për pak momente tek Kryqëzimi i 21 Dhjetorit, protestuesit nuk janë dorëzuar.

Ata janë kthyer sërish, duke marshuar në drejtim të qendrës, aty ku nisi dhe tubimi.

“Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jepe dorëheqjen” janë disa nga thirrjet e tyre.

Protestuesit vazhdojnë të mbajnë në duar flamuj kombëtar, teksa akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje.

Sot SPAK ngriti akuza të reja ndaj Belinda Ballukut, emri i së cilës është përmendur për afera korruptive dhe në këtë tubim.

 

 

The post Mbyllet tubimi i 102, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme