Dy persona kanë humbur jetën pasi janë mbytur në grykëderdhjen e Vjosës.
Dy të rinjtë Lorenc Dako 32 vjeç dhe Elson Kerri 37 vjeç kishin dalë të peshkonin, dhe më pas kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre.
Ato rezultonin të zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme. Mësohet se kanë qenë peshkatarët e tjerë të cilët kanë lajmëruar policinë.
Policia ka gjetur trupin e 37 vjeçarit Elson Kerri, e ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e 32 vjeçarit Dako, të cilët po ndihmohen dhe nga familjarët.