Korniza negociuese për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian kërkon angazhim të vazhdueshëm drejt përmirësimit të qartë e të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën, thotë raportuesi i Parlamenti Europain për Serbinë David Mcalister, transmeton Koha.net.
“Ky proces duhet që shkallë-shkallë të sjellë te normalizimi i gjithanshëm i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës me qëllim që të dy palët të kenë mundësi që në tërësi t’i përmbushin të drejtat dhe detyrimet e veta”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Mcalister.
Ai ka përkujtuar se korniza negocieuse vëmendjen më të madhe ia kushton kapitullit 35 i cili merret me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
© KOHA.