Presidenti Hashim Thaçi, menjëherë pasi ka kuptuar për sëmundjen e senatorit amerikan John McCain, ka thënë se ai dhe Kosova do të luten për të.
“Lajm i keq për një hero të vërtetë në luftën kundër terrorit dhe shtypjes”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.
“I nderuari senatori John McCain, e gjithë Kosova do të lutet për ty dhe familjet tuaj”.
Kjo diagnozë sipas mediave rezultoi pas operimit të tij për të hequr koagulimin e gjakut, transmeton Klan Kosova.
McCain pothuajse tre muaj më parë ishte për vizitë zyrtare në Kosovë.