McCain diagnostifikohet me kancer në tru

Presidenti Hashim Thaçi, menjëherë pasi ka kuptuar për sëmundjen e senatorit amerikan John McCain, ka thënë se ai dhe Kosova do të luten për të.

“Lajm i keq për një hero të vërtetë në luftën kundër terrorit dhe shtypjes”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.

“I nderuari senatori John McCain, e gjithë Kosova do të lutet për ty dhe familjet tuaj”.

Sad news for a true hero in the fight against terror & opression. Dear @SenJohnMcCain, all of  will be praying for you & your family. https://twitter.com/nbcnews/status/887826841507069953 

Lajmin për diagnostifikimin e tij me kancer në tru është bërë i ditur nga mediat e huaja, pas një njoftimi që ata kanë marrë nga zyra e senatorit McCain.

Kjo diagnozë sipas mediave rezultoi pas operimit të tij për të hequr koagulimin e gjakut, transmeton Klan Kosova.

McCain pothuajse tre muaj më parë ishte për vizitë zyrtare në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme