Më 14 prill 105 vjet më parë, Titaniku goditi ajsbergun

Më 14 prill 1912 pak para mesnatës ndodhi një tragjedi që vazhdon edhe sot të kujtohet. Anija më e madhe në atë kohë “Titanic” goditi një ajsberg të madh e që më pas ngadalë anija u zhyt në Oqeanin Atlantik.

Më shumë se 1,500 njerëz mbetën të vdekur po atë natë, shkruan Fox, përcjell Koha.net.

Anija Titanik peshonte më shumë se 46,000 ton, dhe atë kohë konsiderohej si anija më e madhe në botë për pasagjerë.

Për ndërtimin e saj u deshën 7.5 milionë dollarë, që sot do të kushtonte rreth 400 milionë dollarë.

Atë natë në anije ndodheshin 2,200 pasagjerë përfshirë edhe ekuipazhin.

Rreth 700 të mbijetuar ishin kryesisht gra dhe fëmijë.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme