Me 20 shkurt autobusët e rinj lëshohen për qarkullim [video]

Edhe pse ishte paralajmëruar se autobusët e rinj të “Trafikut Urban” do të lëshohen për qarkullim kah mesi i janarit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

30 autobusë të rinj, tash e një kohë kanë zënë vend në parkingun e kësaj ndërmarrjeje, raporton KTV.

Kryeshefi i “Trafikut Urban”, Halil Mustafa, u kërkon falje qytetarëve për vonesat për lëshimin në qarkullim të autobusëve të rinj.

Ndërsa shton se ato kanë ndodhur për shkak të procedurave administrative dhe pritjes deri në ardhjen e kontingjentit të dytë.

Tjetër shkak, sipas tij, janë edhe trajnimet që janë duke i kryer punëtorët, për përdorimin e autobusëve të rinj.

Mustafa paralajmëron se më së largu më 20 shkurt, 30 autobusët e rinj do të fillojnë punën në linjat 1 dhe 4.

Ndërsa pas ardhjes së kontingjentit të tretë prej 21 autobusësh, do të mbulohen edhe linjat 2 dhe 3.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës dhe Trafiku Urban, javë më parë, kanë filluar hartimin e planit të mobilitetit, me të cilin synohet të rregullohet transporti publik në kryeqytet.

Ndërsa, në shtator, pritet të fillohet me linjat e reja të dizajnuara me këtë plan.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme