Me 200 mijë euro nuk ndërtohet ujësjellësi dhe kanalizimi në Haraçinë

Shqiptarët e Haraçinës kanë besim të plotë te kryetarja e komunës, Milikije Halimi se do të përmbushë premtimet për ndërtimin e ujësjellësit dhe të kanalizimit në fshat, përkundër asaj se në buxhetin e komunës për vitin 2018 janë paraparë shuma simbolike parash për realizimin e këtyre projekteve. Për ata e rëndësishme është që kryetarja Halimi, si përfaqësuese e Lidhjes socialdemokrate, e ka mbështetjen e kryeministrit Zoran Zaev.

Zëdhënësi i komunës, Nasir Alimi thotë se kryetarja nuk ka harruar premtimet e dhëna para qytetarëve, por se për realizimin e tyre duhet pak kohë. Alimi thotë se komuna e ka mbështetjen e plotë të qeverisë, por nuk tregoi se sa mjete ka ndarë ajo në vitin 2018 për realizimin e projekteve në Haraçinë.

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2014519611922214/

“Projektet janë gati por nuk ka ndonjë datë të saktë se kur pritet të fillojnë. Më kryesorja është se e kemi mbështetjen e qeverisë dhe na është premtuar ndihmë. I pari projekt që do të realizohet do të jetë ai i ujësjellësit në mënyrë që do të ndërrohen të gjithë gypat e vjetër me të rinjtë. Procedura e njëjtë do vlej edhe për projektin e kanalizimit, me ç ‘rast gypat e vjetër do të ndërrohen me të rinjtë, aty ku nuk ka fare do vendosim”, deklaroi për Almakos Nasir Alimi,

Alimi thotë se se nga buxheti i komunës janë paraparë më pak se dyqind mijë euro për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit, që janë shumë të pakta për ndërtimin e tyre.

Përkundër asaj se me dyqind mijë euro mjete të komunës dhe mungesës së mjeteve shtesë nga qeveria për realizimin e projekteve në Haraçinë, qytetarët vazhdojnë të besojnë premtimeve me fjalë të kryetarës Halimi dhe kryeministrit Zaev.

“Jo vetëm ajo edhe kryeministri tha, do të rregullohen ose jo e dinë ata vet, ne nuk dimë” tha banori i Haraçinës për Almakos.

“Ajo dihet, për atë i kemi votuar për të bërë ndonjë gjë, nëse jo do të humbin vetë sepse ne apet të njëjtët jemi” shtoi banori.

“Besoj që ata premtime që i ka bërë do ti plotësoj krejt, jam optimist”, tha shkurt një banor tjetër i Haracinës.

“Mendoj se premtimet duhet të mbahen, ata që premtohen duhet edhe të realizohen, duhet ti kuptojmë janë projekte të mëdhaja dhe duhet kohë”, pohoi banori për Almakos.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme